Ndërlidhjet

Itali: Kapet sasi e madhe e materialeve shpërthyese


Policia italiane njofton se ata kanë kapur një dergesë “jashtëzakonisht të madhe” të metarialeve shpërthyese që përdoren kryesisht në ushtri dhe për kërkesa të industrisë.

Materialet shpërthyese “RDX” gjithashtu të njohura edhe si T4 janë kapur të marten në një anije konteiner që u ndal në një port jugor të Kalabrisë.

Shefi i policisë së zonës, Karmelo Kasabona, ka thënë se sasia e materialeve shpërthyese që janë kapur arrin në 7 tonë. Kjo sasi sipas këtij zyrtari është tejët e madhe që të konsiderohet se ishte e destinuar vetëm për mafian kalabreze.

Policia ende po mundohet që të zbulojë vendin e origjinës dhe vendin për ku ishin nisur ato.
XS
SM
MD
LG