Ndërlidhjet

Tadiq: Dialogu me Prishtinën fillon së shpejti



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka biseduar në Nju Jork me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton mbi vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe për të gjitha çështjet e hapura në Ballkan.

Tadiq tha se ai dhe Eshton kanë diskutuar për elementet e rëndësishëm të dialogut, kush do ta udhëheqë dhe në çfarë mënyre, transmetojnë mediat serbe.

"Konkluduam se është tepër herët të flitet për pjesëmarrësit në dialog, por nuk ka dilema se ekipet negociatore do të përbëhen nga ekspertët", citohet të ketë thënë Tadiq.

Sipas tij, "që të krijohet klimë e përshtatshme, duhet që dialogu të ketë suksese të shpejta".

Ai ka shtuar se dialogu do të fillojë së shpejti, por para kësaj Prishtina dhe Beogradi duhet t'i zgjidhin disa çështje teknike.
XS
SM
MD
LG