Ndërlidhjet

Rrezohet një aeroplan polak në Kroaci


Mediat lokale në Kroaci raportojnë për rrëzimin e një aeroplani të vogël polak në qendër të Kroacisë për shkak të motit te keq. Në këtë aksident dy personat që kanë qenë në bord e kanë humbur jetën.

Policia kroate thotë se pjesë të shkatërruara të aeroplanit janë gjetur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Karlovacit, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Zagrebit.

Shefi i Hetuesisë së Aviacionit kroat, Dinko Vodanoviq ka thënë se është nisur operacioni për gjetjen e kufomave të viktimave.

Aeroplani është nisur nga Hungaria ndërsa destinim kishte Italinë.
XS
SM
MD
LG