Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu jep dorëheqje



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, njoftoi sot se ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Republikës së Kosovës.

Dorëheqja e presidentit Sejdiu vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se mbajtja e postit të presidentit të Kosovës dhe të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës është shkelje serioze e Kushtetutës.

Sejdiu tha se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ai ka besuar se mbajtja e postit të LDK-së pa e ushtruar atë funksion, nuk ishte shkelje e Kushtetutës.
XS
SM
MD
LG