Ndërlidhjet

Spanjë: Arrestohen shtatë pjesëtarë të ETA-s



Policia e Spanjës njoftoi se ka arrestuar sot shtatë persona të dyshuar se i përkasin organizatës separatiste baske ETA.

Autoritetet spanjole i kanë vazhduar aksionet kundër grupit bask, i cili kohë më parë shpalli armëpushim.

Ministria e brendshme tha se shtatë të arrestuarit kishin mbajtur lidhje me grupet subverzive jashtë vendit, dhe se e kanë përfaqësuar këtë organizatë separatiste në Amerikën Latine dhe në disa vende të Evropës.

XS
SM
MD
LG