Të paktën 300 shtëpi janë mbuluar nga dheu në Meksikën jugperëndimore, ndërsa zyrtarët druajnë se shumë njerëz mund të jenë zënë në gjumë.
Guvernatori i shtetit federal Oaksaka, Ulises Ruiz, tha se deri në një mijë njerëz mund të kenë vdekur.
Autoritetet thanë se moti i keq i ka prekur rrugët dhe ka vështirësuar operacionet e ekipeve të shpëtimit.