Ndërlidhjet

Irak: Vriten tre oficerë police



Tre policë irakianë janë vrarë në sulmet gjatë natës në dy qytete të Irakut, ndërsa tetë persona janë plagosur nga një shpërthim.

Policia tha se automjeti bombë shpërtheu afër një lokali të populluar në qytetin Tarmijah.

Zyrtarët e spitalit thanë se dy policë vdiqën dhe tetë mysafirë në lokal u plagosën.

Më vonë, sulmuesit qëlluan për vdekje një polic në shtëpinë e tij në qytetin Samara.
XS
SM
MD
LG