Ndërlidhjet

Raketat amerikane vranë 12 persona në Pakistan


Zyrtarë të agjencisë së inteligjencës pakistaneze njoftojnë se raketa që dyshohet se i përkisnin ushtrisë amerikane kanë goditur një zonë pakistaneze në kufi me Afganistanin duke vrarë 12 persona.

Kjo zonë njihet si rajon i fuqishëm klanor në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët thonë se 4 raketa kanë goditur një shtëpi në fshatin Data Kela, rreth 45 kilometra në perëndim të Miranshahut, qyteti kryesor i Vaziristanit verior. Rajoni njihet si një nga vendet më me ndikim të Al Kaidas dhe Talibanëve.
XS
SM
MD
LG