Ndërlidhjet

Gjermania feston 20 vjetorin e bashkimit


Gjermania sot feston 20 vjetorin e bashkimit të shtetit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u ribashkua pas 4 dekadash të ndarjes në mes të Republikës lindore Demokratike Gjermane e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik dhe anëtarit të NATO-s, Republikës së Gjermanisë në perëndim.

Ribashkimi ndodhi 11 muaj pas rrëzimit të Murit të Berlinit që karakterizoi edhe rënien e komunizmit në lindje. Në një deklaratë për këtë rast, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama ka uruar Gjermaninë për këtë përvjetor duke e quajtur Gjermaninë një nga “aleatët më të afërt dhe miqtë më të mirë” të Amerikës.
XS
SM
MD
LG