Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten dy ushtarë të NATO-s


Forcat e NATO-s në Afganistan kanë thënë se edhe dy ushtarë të tjerë janë vrarë nga kryengritësit e këtij vendi.

Sipas njoftimit të NATO-s, njëri prej ushtarëve është vrarë mëngjesin e së dielës, ndërsa një tjetër është vrarë të shtunën pas shpërthimit të një bombe në jug të Afganistanit.

NATO nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e ushtarëve, mirëpo dihet që ky incident ka bërë që numri i viktimave të NATO-s të shkoi në 553, vetëm gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG