Ndërlidhjet

Ingusheti: 400 policë të vrarë në 5 vjet


Lideri i Republikës jugore ruse, Ingueshtisë, Junus Bek Jevkurov, ka thënë gjatë një mitingu që u mbajt të dielën në vendin e tij se në më pak se 5 vjet janë vrarë 400 policë. Vrasja e policëve në këtë periudhë sipas Presidentit Vevkurov është bërë përmes sulmeve të militantëve në Ingusheti.

Presidenti i Ingushetisë ka qenë edhe vet viktimë e sulmeve të militantëve pasi në vitin 2009 ishte lënduar rëndë gjatë një sulmi me bombë. Jevkurov përmendi edhe shifren prej 3 mijë civilëve që sipas tij janë plagosur në sulmet militante gjatë 5 viteve të fundit.

Dhuna po vazhdon me të madhe në Ingusheti dhe republika të tjera ruse të Kaukazit verior pasi militantë të ndryshëm po kryejnë fushatë kundër kontrollit rus në këto vende. Policët, ushtarët dhe zyrtarët që janë lojal ndaj Moskës janë rregullisht caku i këtyre sulmeve.
XS
SM
MD
LG