Ndërlidhjet

Vrasja e militantëve gjermanë e lidhur me kërcënimet?



Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se nga sulmet raketore të Shteteve të Bashkuara janë vrarë tetë militantë, pesë nga të cilët shtetas gjermanë, me origjinë turke dhe arabe. Sulmi amerikan i së hënës ndodhi në rajonin kufitar mes Pakistanit e Afganistanit në Vaziristanin e veriut, një zonë fisnore. Kjo zonë njihet si një nga qendrat e talibanëve dhe Al Kaidës.

Shtetet e Bashkuara dhe një numër vendesh të tjera kanë tërhequr vërejtjen për rrezikun në rritje të sulmeve terroriste në Evropë. Shërbimet amerikane të zbulimit i kanë lidhur planet për sulme me militantët në Pakistan.

Gjatë shtatorit ka pasur 20 sulme raketore amerikane në zonën kufitare mes Pakistanit e Afganistanit nga të cilat janë vrarë 120 militantë.
XS
SM
MD
LG