Ndërlidhjet

SHBA: Janë vrarë më se 100 militantë në Afganistan


Pentagoni thotë se forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s kanë vrarë më se 100 luftëtarë të një grupi taliban me seli në Pakistan, gjatë dy javëve të kaluara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhef Morell tha se gjatë operacionit ishte marrë në shënjestër rrjeti Haqqani në Afganistanin lindor.

Ky grup radikal islamist me seli në Pakistan i talibanëve, ka lidhje me al-Kaidën dhe konsiderohet si kërcënim kryesor për forcat e Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG