Ndërlidhjet

BE: Evropa përballet me rrezik 'real' të terrorizmit



Zyrtari i Bashkimit Evropian për koordinimin e masave kundër terrorizmit tha se është "real" një sulm i Al Kaidës në territorin e Evropës.

Komentet e Gilles de Kerchove u bënë pas paralajmërimeve nga vendet perëndimore për rritjen e rrezikut nga një sulm në Evropë.

Ai i tha kanalit televiziv zyrtar të BE-së se vendosmëria për të kryer sulme të shkallës së gjerë është "rritur krahas rritjes së presionit kundër Al Kaidës në Afganistan dhe në Pakistan".
XS
SM
MD
LG