Ndërlidhjet

Sançez: Firmat amerikane nuk mund t'a presin Irakun



Nënsekretari amerikan i Tregtisë tha se kompanitë nga Shtetet e Bashkuara nuk mund të presin që të realizojnë marrëveshje biznesi në Irak derisa atje të ketë "qetësi dhe rregull".

Francisko Sançez u tha gazetarëve në Bagdad se konkurentët nga vendet si Kina, Irani dhe Turqia, mund të marrin pjesën më të madhe të projekteve të rindërtimit në Irak, nëse firmat amerikane nuk veprojnë me më shumë agresivitet.

Sançez kryeson një delegacion të drejtorëve ekzekutivë nga 14 kompani të ndryshme.
XS
SM
MD
LG