Ndërlidhjet

Pakistan: Dy eksplodime në tempullin Sufi në Karaçi


Policia tha sot se kanë ndodhur dy eksplodime në një tempull në qytetin pakistanez, Karaçi.

Sipas raporteve të para, së paku tre persona janë vrarë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Zyrtari i policisë, Jam Tariq, tha se shpërthimet kanë ndodhur në tempullin Abdullah Shah Ghazi, afër bregut të Detit Arabik.

Gjatë viteve të fundit, në Pakistan janë sulmuar disa xhamia dhe tempuj fetarë. Për shumicën e këtyre sulmeve janë fajësuar grupet militante.
XS
SM
MD
LG