Ndërlidhjet

Kina dënon vendimin e komitetit Nobel



Pekini e ka dënuar sot ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe disidentit kinez Liu Xhiaobo, duke theksuar se vendimi i Komitetit të Nobelit nga Oslo i rrezikon marrëdhëniet Kinë-Norvegji.

Ministria e Jashtme tha se çmimi Nobel duhet të promovojë miqësinë ndërkombëtare dhe çarmatimin.

"Liu Xhiaobo është kriminel, të cilin organet e drejtësisë e kanë dënuar për rrezikimin e ligjeve kineze. Shpërblimi i Liu është në kundërshtim të plotë me parimet themelore të çmimit për paqe, dhe paraqet tallje me çmimin", thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG