Ndërlidhjet

NATO: Kërcënimet terroriste Evropës e justifikojnë luftën në Afganistan



Komandanti i NATO-s në Evropë, Xhejms Stavridis deklaroi se komploti i ndërlidhur me Al Kaidën dhe paralajmërimet për sulme të mundshme terroriste në Evropë e theksojnë nevojën për misionet e aleancës në Afganistan.

Stavridis tha se terroristët ende përpiqen të sulmojnë në Evropë, dhe kjo e justifikon luftën, e cila është bërë jo-popullore në disa vende.

SHBA i këshilluan javën e kaluar shtetasit amerikanë të jenë të kujdesshëm. Franca dhe Britania lëshuan paralajmërime të njëjta.
XS
SM
MD
LG