Ndërlidhjet

Vietnam: Takohen krerët e mbrojtjes të fuqive të mëdha



Ministrat e Mbrojtjes nga Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Japonia dhe vendet tjera të rajonit, janë tubuar në Vietnam në takimin e nivelit më të lartë të sigurisë që ndonjëherë është mbajtur në Azi.

Takimi në Hanoj i vendeve të ASEAN-it dhe fuqive rajonale, mbahet në kohën e tensioneve të reja mes Kinës dhe aleatit amerikan, Japonisë, pas përplasjes së anijes japoneze muajin e kaluar, dhe arrestimit të kapitenit të barkës kineze, i cili më pas u lirua.

Dje, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, u takua në Hanoj me homologun kinez, gjeneralin Liang Guangli, në përpjekje për t’i zbutur tensionet.
XS
SM
MD
LG