Ndërlidhjet

SEEMO mbron gazetën "Koha Ditore"



Organizata SEEMO e ka cilësuar si sinjal të qartë që synon të trembë gazetarët dhe sulm mbi lirinë e mediave kërcënimin e shefit të UNMIK-ut për të paditur të përditshmen “Koha Ditore” vetëm për botimin e një shkrimi kritik.

“SEEMO është e befasuar nga mënyra e komunikimit të një përfaqësuesi zyrtar të UNMIK-ut, që është njëherësh përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”, thuhet në një komunikatë të kësaj organizate.

Bëhet fjalë për kërcënimin për padi që ka marrë kryeredaktori i gazetës "Koha Ditore" Agron Bajrami lidhur me një shkrim ku akuzohej UNMIK-u se po pengonte ndërtimin e një rruge në veri të Mitrovicës.

SEEMO është organizatë që tubon organizatat mediale nga Evropa Juglindore dhe Lindore.
XS
SM
MD
LG