Ndërlidhjet

Rusi: Regjistrim i popullsisë, derisa popullata zvogëlohet


Në Rusi sot ka filluar regjistrimi i ri i popullsisë, derisa ky vend po përpiqet ta ndalë rënien e numrit të banorëve.

Afro 650 mijë pjesëtarë të ekipeve të regjistrimit, deri më 25 të këtij muaji, do të udhëtojnë në të gjitha viset e Rusisë, duke i pyetur banorët për pronën, ditëlindjen, vendin e lindjes, kombësinë dhe për të dhëna të tjera personale.

Vlerësohet se Rusia aktualisht i ka 142 milionë banorë, numër ky që është zvogëluar për 6 milionë, gjatë shkatërrimit të komunizmit në vitin 1991, për shkak të shkallës së lartë të vdekjes, të abortimeve dhe për shkak të trazirës ekonomike.

Ky regjistrim i popullsisë, i pari prej vitit 2002, do të kushtoj afro 17 milionë dollarë.

Agjencia shtetërore e statistikës thotë se rezultatet do të dihen në fund të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG