Ndërlidhjet

Berlin: Hapet ekspozita e Adolf Hitlerit


Në Berlin sot është hapur ekspozita, që për të parën herë eksploron kultin e personalitetit të liderit të Gjermanisë Naziste, Adolf Hitler.

“Hitleri dhe Gjermanët – Kombi dhe Krimi” është titulli i ekspozitës në Muzeun Historik Gjerman.

Në ekspozitë janë paraqitur fotografi dhe pjesë që tregonin për fatin e atyre, që nuk kishin vend në Gjermaninë Naziste, sikur që ishin hebrenjtë, romët, kundërshtarët politikë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Stefan Kramer, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Qendror të Hebrenjëve, e mirëpriti ekspozitën, duke thënë se ajo ka një qasje të mirë për një çështje të vështirë.
XS
SM
MD
LG