Ndërlidhjet

Filipine: Super tajfuni Megi shkakton largimin e banorëve


Mijëra njerëz në Filipine janë larguar nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur goditjes së “super tajfunit Megi”.

Stuhia sot e ka goditur bregun verilindor të këtij vendi, me një erë me shpejtësi prej 225 kilometrash në orë.

Kjo u ka tërhequr vërejtjen autoriteteve se të reshurat e mëdha dhe fryma e fuqishme, mund të shkaktojnë dëme të mëdha në të bujqësi, në ndërtesa dhe në infrastrukturë.

Raportohet se nga ky tajfun ka vdekur së paku një person.

Është thënë se kjo është stuhia më e rrezikshme, që i ka goditur Filipinet në katër vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG