Ndërlidhjet

Turqi: Fillon gjykimi masiv i kurdëve



Sot filloi gjykimi i rreth 150 politikanëve dhe liderëve lokalë kurdë në qytetin juglindor Dijarbakir.

Në mesin e të akuzuarve janë dhjetra kryebashkiakë të zgjedhur, që i përkasin partisë pro-kurde të Paqes dhe Demokracisë (BDP).

Të dyshuarit akuzohen për lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK), që është e jashtëligjshme, dhe konsiderohet terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Partia BDP mohon lidhjet me PKK-në.
XS
SM
MD
LG