Ndërlidhjet

Zbulimi pakistanez hedh poshtë akuzat



Agjencia pakistaneze e zbulimit ka hedhur poshtë akuzat se oficerët e saj kanë luajtur rol kryesor në organizimin e sulmeve në Mumbai të Indisë në vitin 2008. Nga sulmet në fjalë vdiqën së paku 166 persona.

Gazeta britanike Guardian citon pakistanezo-amerikanin, Dejvid Hedlei, të ketë thënë se oficerët pakistanezë të zbulimit kanë zhvilluar takime me militantët e grupit që akuzohet për sulmet.

Hedlei i kishte bërë deklaratat gjatë marrjes në pyetje nga zyrtarët e sigurisë së Indisë, pasi ai ka ndihmuar në organizimin e sulmeve të vitit 2008. Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se deklaratat e Hedleit janë të pabaza.
XS
SM
MD
LG