Ndërlidhjet

Incident i armatosur afër kufirit Maqedoni-Shqipëri



Në afërsi të vendkalimit kufitar Shën Naum, në kufirin Maqedoni-Shqipëri, sot ka pasur të shtëna me armë zjarri ndërmjet policisë kufitare maqedonase dhe një grupi, i cili ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

Sipas informatave të para të policisë, me siguri bëhet fjalë për një grup gjuetarësh nga Shqipëria, të cilët kishin hyrë pa leje në territorin e Maqedonisë.

Raportohet se janë ndaluar dy shtetas shqiptarë të dyshuar për pjesëmarrje në incidentin, ndërsa të tjerët kanë ikur.
XS
SM
MD
LG