Ndërlidhjet

Eshton shprehet optimiste për dialogun Prishtinë-Beograd



Kryediplomatja e Bashkimit Evropian Ketrin Eshton u shpreh optimiste për fillimin e dialogut Prishtinë-Beograd.

Eshton i bëri këto komente në Luksemburg pasi ministrat e jashtëm të BE-së u dakorduan t’i kërkojnë Komisionit Evropian të japë mendimin nëse do t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë.

Ajo shprehu kënaqësinë për vendimin e sotëm të ministrave rreth Serbisë dhe tha se dialogu Prishtinë-Beograd mund të fillojë në një të ardhme të afërt.

Jemi ende larg nga procesi i anëtarësimit të Serbisë. Shpresoj që dialogu do të fillojë së shpejti. Zyrtarët tanë kanë biseduar me Prishtinën dhe Beogradin rreth dëshirës së palëve për dialog, por unë dua që dialogu të fokusohet në çështjet praktike që ua lehtësojnë jetën njerëzve”, tha Eshton.

Ministrat thanë se çdo hap i ri në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit, do të kushtëzohet nga bashkëpimi i plotë Beogradit me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG