Ndërlidhjet

BE diskuton ashpërsimin e rregullave të buxhetit



Liderët e Bashkimit Evropian e fillojnë sot samitin dyditësh që synon ashpërsimin e rregullave të buxhetit për 27 vendet e unionit, për të parandaluar një krizë të borxheve si ajo që goditi Greqinë.

Takimi në Bruksel pritet ta trajtojë propozimin e diskutueshëm të Gjermanisë dhe Francës, dy fuqive dominante në BE, për ta ndryshuar Traktatin e Lisbonës me qëllim të forcimit të qeverisjes brenda vendeve të Bashkimit Evropian.

Propozimi kundërshtohet nga vendet tjera, të cilat druajnë se rihapja e Traktatit të Lisbonës mund të përfundojë me destabilizim.
XS
SM
MD
LG