Ndërlidhjet

SHBA: Grupi sunit në Iran cilësohet si terrorist



Shtetet e Bashkuara e kanë përcaktuar një grup militant sunit në Iran si organizatë terroriste.

Grupi Xhundullah, apo "Ushtarët e Zotit", ka qenë i përfshirë në vdekjen e dhjetëra civilëve iranianë dhe zyrtarëve të qeverisë në vitet e fundit, duke përdorur taktika si sulme vetëvrasëse, prita, rrëmbime dhe atentate.

Xhundullah, i cili thotë se po lufton për të drejtat e pakicës sunite në Iran, i ka përqëndruar aktivitetet në provincën iraniane Sistan-Baluçistan që kufizohet me Pakistanin.
XS
SM
MD
LG