Ndërlidhjet

Pako bombë për ambasadën franceze në Athinë



Policia greke ka bërë shpërthimin e komanduar të një pakoje që ishte dërguar në Ambasadën e Francës në Athinë. Pakoja-bombë ishte e fundit në serinë e dërgesave me lëndë shpërthyese që i janë dërguar ambasadave të huaja në Greqi dhe disa kancelarive evropiane.

Greqia të mërkurën pezulloi dërgesat jashtë vendit për 48 orë. Ekstremistët e të majtës ekstreme dyshohet se qëndrojnë pas kësaj fushate.
XS
SM
MD
LG