Ndërlidhjet

Trieger, rabinja e parë në Gjermani që nga LDB-ja



Alina Trieger, 31 vjeçarja e lindur në Ukrainë, nga sot do të jetë rabine. Ceremonia e rastit u zhvillua në Gjermani, duke qenë hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Trieger do të mbikqyrë komunitetin hebrej në Saksoninë e Poshtme.

Rexhina Jonas, femra e parë rabine në Gjermani e ka marrë këtë detyrë në vitin 1935. Jonas ishte vrarë në vitin 1944 në kampin e Aushvicit.

Sot në Gjermani jeton një bashkësi hebreje që numëron rreth 200 mijë pjestarë. Më shumë se gjysma e tyre kanë ardhur pas rënies së Murit të Berlinit.
XS
SM
MD
LG