Ndërlidhjet

Zbulohet varrezë masive e Hollokaustit në Rumani



Në Rumani është zbuluar një varrezë masive me mbetjet e rreth 100 hebrenjve të vrarë nga forcat rumune.

Instituti Eli Wiesel për Studimin e Hollokaustit në Rumani tha se gjetjet në një pyll rreth 300 km në verilindje të Bukureshtit përmbajnë mbetje të burrave, grave dhe fëmijëve që janë ekzekutuar në vitin 1941.

Rreth 280 mijë hebrej dhe 11 mijë romë u vranë nga regjimi fashist i diktatorit Marshal Ion Antonesku, i cili ishte kryeministër në vitet 1940-1944.
XS
SM
MD
LG