Ndërlidhjet

Turqia, SHBA kërkojnë t'i jepet fund ngërçit politik në Irak



Ministri i Jashtëm i Turqisë i bëri thirrje Irakut të formojë qeverinë e re, ndërsa presidenti amerikan Barak Obama shprehu padurimin e tij me ngërçin politik në këtë vend gjatë vizitës në Indi.

Ahmet Davutogllu, i cili ndodhet për vizitë në Irak, tha se do të konsultohet me politikanët irakianë që t’u jepet fund mosmarrëveshjeve të brendshme.

Iraku i mbajti zgjedhjet në muajin mars, por rezultati i ngushtë nuk rezultoi me formimin e qeverisë së re.

Obama ndërkaq u tha studentëve në Mumbai se qeveria e Irakut “po merr shumë kohë për t’u formuar, dhe se është burim i frustrimit” për SHBA-të dhe popullin irakian.
XS
SM
MD
LG