Ndërlidhjet

Netanjahu në Shtetet e Bashkuara



Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu e filloi vizitën në Shtetet e Bashkuara, ku me nënpresidentin Xho Bajden dhe Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton do t'i diskutojë mënyrat për ringjalljen e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze.

"Është dëshira jonë që ngecja aktuale të kapërcehet dhe të shohim kthimin e shpejtë të bisedimeve direkte me palestinezët", tha zëdhënësi i tij, Merk Negev.

Para kthimit në Izrael, Netnajhau do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.
XS
SM
MD
LG