Ndërlidhjet

Moskë: Dënohet sulmi ndaj gazetarit



Gazetarët rusë kanë rritur presionin ndaj presidentit Dimitrij Medevdev pas sulmit pothuaj fatal ndaj një gazetari rus.

Një letër e hapur që kërkon mbrojtje më të mirë të mediave është publikuar në ballinën e të përditshmes Komersant.

Oleg Kashin, gazetar i Komersantit, është rrahur brutalisht të dielën, pas të cilit sulm mjekët e kanë vënë në komë të indukuar.

Zëdhënësi i Komisionit Hetues nga Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme, Vladimir Markin tha se rasti është duke u hetuar në nivele të larta.

"Është duke u zhvilluar hetim kriminal ndaj sulmit të gazetarit të Komersaniti, Oleg Kashin. Është vendosur që hetimi kriminal të kalojë nga Departamenti lokal tek Departamenti i qytetit të Moskës“, tha Markin.

Një video 90 sekondëshe, që duket te jetë sulmi brutal i Kashinit, është lëshuar sot në internet, dhe madje është paraqitur edhe në televizionin shtetëror.

Në letrën e hapur thuhet se tetë gazetarë rusë janë vrarë në vend vetëm këtë vit, duke shtuar se krime të tilla "nuk rrezikojnë vetëm gazetarinë, por edhe të drejtën e shoqërisë për të folur dhe për t’u dëgjuar“.
XS
SM
MD
LG