Ndërlidhjet

Wordsworth: Serbët të marrin pjesë në zgjedhje



Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth tha sot se serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga qeveria në Prishtinë.

"Mendoj se duhet të marrin pjesë, pasi që parlamenti në Prishtinë merr vendime që i përkasin jetës së tyre. E kuptoj se si mendojnë njerëzit, por këtu nuk bëhet fjalë për pranimin e pavarësisë. Individët nuk e pranojnë pavarësinë, kjo është çështje e shtetit”, tha Wordsworth, duke shtuar se të njëjtën gjë ua kishte thënë edhe shqiptarëve të Preshevës në vitin 2007.

Në një intervistë për mediat serbe, Wordsworth ka thënë se nga Beogradi largohet e përshtypjen se Serbia ka përparuar në katër vjetët e fundit e kryesisht në muajt e fundit.

Si çështje kryesore, Wordsworth ka përmendur pajtimin për nisjene e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Ekzistojnë çështje të ndjeshme për zgjidhjen e të cilave duhen dy, tri ose më shumë përpjekje. Ajo çka dëshirojmë të shohim te të dy palët është vullneti i qartë, ashtu që edhe kur është shumë vështirë, zgjidhja të gjindet”, ka thënë ambasadori britanik.
XS
SM
MD
LG