Ndërlidhjet

Marrëveshje SHBA-Indonezi



SHBA dhe Indonezia janë pajtuar që të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, në tregti, çështjet klimatike dhe energji.

Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Judhojono dhe presidenti amerikan Barak Obama e bënë të ditur marrëveshjen në një konferencë për gazetarë në Xhakartë.

Obama ka arritur në Indonezi në një vizitë të cilën e kishte shtyer dy herë, për shkak të çështjeve të brendshme.

Ai sot pritet që të vizitojë xhaminë më të madhe në Indonezi, vendin me popullisnë më të madhe myslimane në botë si dhe pritet të mbajë një fjalim.
XS
SM
MD
LG