Ndërlidhjet

Tadiç kërkon kompromis historik shqiptaro-serb



"Dua të zgjidhë konfliktin historik mes serbëve e shqiptarëve, t'i jap fund vrasjeve, dëbimeve dhe përparimit të penguar", ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiq për të përditshmen "Veçernje Novosti".

"Në kërkim të kompromisit ne jemi të gatshëm të bisedojmë me shqiptarët për të gjitha problemet që na shqetësojnë në Kosovë", tha Tadiq. Ai shtoi se megjithatë nuk mund të pritet që "zgjidhja t'i japë shqiptarëve gjithçka, derisa serbët t'i humbin të gjitha".

"Zgjidhja gjendet tek kompromisi", tha Tadiç për të theksuar se dialogu është formë e raporteve të mira. "Derisa bisedojmë, do të thotë se nuk luftojmë njëri-tjetrin", theksoi presidenti serb.
XS
SM
MD
LG