Ndërlidhjet

Riçards: Al Kaida kurrë s'mund të thyhet plotësisht



Kreu i forcave të armatosura britanike tha se Al-Kaida kurrë nuk mund të thyhet plotësisht.

Megjithatë, gjenerali, Dejvid Riçards, tha se fitorja e plotë është e “panevojshme”, ndërsa qeveritë mund të frenojnë militantët.

Riçards tha për Sunday Telegraph se arma e vërtetë kundër grupit terrorist të udhëhequr nga Osama bin Laden është “edukimi dhe dmokracia”.

Komentet e tij u publikuan ndërsa Britania po shënon “Të Dielën e Kujtimit”, një ditë kjo e caktuar për të nderuar të vrarët në luftë.
XS
SM
MD
LG