Ndërlidhjet

Britania kompenson ish të dënuarit në Guantanamo



Britania do t’i paguajë miliona dollarë kompensim ish të ndaluarve në burgun e Guantanamos. Sipas mediave britanike marrëveshja është arritur jashtë sallës së gjyqit.

Ish të dënuarit janë shtetas britanikë, me origjinë pakistaneze. Ata kanë deklaruar se në Pakistan kanë qenë objekt torturash me dijeninë apo pjesëmarrjen e agjentëve britanikë të shërbimeve sekrete.

Kryeministri Dejvid Kamerun do t’i paraqesë një deklaratë me shkrim parlamentit lidhur me rastet në fjalë.
XS
SM
MD
LG