Ndërlidhjet

Izraeli i kërkon Uashingtonit garanca me shkrim



Izraeli ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara garanca me shkrim përpara se të votojë mbi pezullimin e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, transmeton Reuters.

Një burim i tha agjencisë se kundërshtimi i palestinezëve ndaj disa zotimeve të Uashingtonit, të cilat ia ofroi Izraelit, po e vonojnë finalizimin e propozimeve amerikane për vazhdimin e bisedimeve paqësore në Lindjen e Mesme.

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga zyrtarët palestinezë.
XS
SM
MD
LG