Ndërlidhjet

Polonia: Bellorusia nën llupë në zgjedhjet e ardhshme



Ministri i jashtëm polak Radosllav Sikorski tha se Bellorusia do të vëzhgohet për së afërmi në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, ndërsa takoi një nga kandidatët që do ta sfidojë liderin autoritar Aleksandër Lukashenko.

Sikorski foli pas takimit me kandidiatin Ulaxhimer Nijakleu, i cili po viizton Poloninë para zgjedhjeve të 19 dhjetorit.

Më herët, Komisioni Zgjedhor i Bellorusisë tha se ka regjistruar 10 kandidatë që do garojnë në zgjedhjet presidenciale.

Vëzhguesit thonë se fitorja për Lukashenkon, që ka udhëhequr ish republikën sovjetike që nga vitit 1994, është përfundim i ditur.

Por, disa analistë thonë se Rusia, një nga mbështetësit e dikurshëm më të mëdhenj të Bellorusisë, tani dëshiron shkuarjen e Lukashenkos dhe mund ta mbështesë ndonjë kandidat opozitar.
XS
SM
MD
LG