Ndërlidhjet

Iran: Janë liruar dy avokatet e arrestuara


Një faqe e opozitës në Internet ka njoftuar se autoritetet në Iran kanë liruar dy avokate, që ishin arrestuar gjatë fundjavës së kaluar, me akuza për çështje të sigurisë.

Ato ishin arrestuar së bashku me tre avokatë të tjerë, dy femra e një mashkull, të cilët ende mbahen në arest.

Në raport nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me kushtet e lirimit.

Prokurori i Teheranit, Abbas Xhafari Dolatabadi, kishte akuzuar pesë të arrestuarit gjatë fundjavës, për, siç thuhet, “kryerjen e krimeve të sigurisë dhe akte të shkeljes së normave jashtë Iranit”.
XS
SM
MD
LG