Ndërlidhjet

OBSH: Një miliard njerëz nuk kanë sigurim shëndetësor



Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rreth një miliard njerëz në botë nuk kanë sigurim shëndetësor, ndërsa pagesa për sigurmin shëndetësor i zhyt për çdo vit rreth 100 milionë njerëz në varfëri.

Në një raport për sistemet shëndetësore në botë, OBSH-ja thotë se të gjitha vendet, të varfëra dhe të pasura, duhet të bëjnë më tepër në drejtim të sigurimit shëndetësor universal.

Dejvid Evans, nga OBSH-ja, tha se "për shumicën e njerëzve, sigurimet shëndetësore as që ekzistojnë, ndërsa të tjerët nuk mund t'i paguajnë".
XS
SM
MD
LG