Ndërlidhjet

Rusi: Në Dagestan u vra një oficer i shërbimit të sigurisë


Autoritetet në republikën jugore ruse, Dagestan, thonë se një oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë është vrarë nga një sulm me bombë në makinën e tij.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Dagestanit, Magomed Tagirov, tha se eksplodimi ndodhi sot në fshatin Karabydakkent, kur oficeri po hynte në makinën e tij pasi e kishte kryer punën.

Në Dagestan, rajon i Kaukazit rus, ndodhë pothuajse dhunë e çdo ditshme e ndërlidhur me bandat kriminale dhe kryengritësit e inspiruar nga separatistët në Çeçeninë fqinje.
XS
SM
MD
LG