Ndërlidhjet

Vdesin 29 minatorët në Zelandë të Re



Të gjithë 29 minatorët që qenë bllokuar në një minierë në Zelandë të re kanë vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm të dytë.

Policia tha se nuk ka gjasa për të mbijetuar në atë që shënon aksidentin më tragjik në miniera për Zelandën në pothuaj një shekull.

Kryeministri Xhon Kej e quajti këtë “tragjedi kombëtare”.

Ende nuk është e qartë se çka e shkaktoi shpërthimin e parë të së premtes në ishullin jugor të Zelandës së Re.

Gazi metan në minierën Pike River nuk ka lejuar ekipet e shpëtimit të hyjnë në minierë.
XS
SM
MD
LG