Ndërlidhjet

Sauditët në 8 muajt e fundit arrestuan 149 militantë të Al-Kaidës


Arabia Saudite tha se në 8 muajt e fundit ka arrestuar 149 njerëz nga 19 celula që kanë lidhje me Al Kaidën si dhe ka penguar sulmet ndaj zyrtarëve të qeverisë, atyre të sigurisë si dhe gazetarëve.

Ministria e Brendshme tha se nga 149, 124 janë sauditë, ndërsa të tjerët i përkasin nacionalieteve tjera.

Në mars, mbretëria arrestoi më shumë se 100 militantë, që po planifikonin sulme në objektet energjetike të eksportuesit më te madh botëror të naftës.

Raportohet se ata mbështeten nga Al-Kaida në Gadishullin Arab, me seli në Jemen.
XS
SM
MD
LG