Ndërlidhjet

SHBA: Papërgjegjësia e WikiLeaks vë jetët në rrezik


Departamenti Amerikan i Shtetit tha se planet e WikiLeaks që të publikojë një mori dokumentesh sekrete të qeverisë amerikane janë “të papërgjegjshme”.

Zëdhënësi i DASH-it, Filip Krouell tha se “kjo do të vë jetët dhe interesat në rrezik”.

Ai tha se SHBA po bëhet gati për skenarin më të keq dhe se Uashingtoni i ka informuar qeveritë për mundësinë e publikimit.

Krouell tha se sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka biseduar me liderët e Gjermanisë, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Britanisë, Francës dhe Afganistanit.

Wikileaks pritet të publikojë një mori dokumentesh sekrete, që kanë të bëjnë me pikëpamjet sekrete amerikane për vendet tjera.

Shumë thonë se kjo do ta vë në pozitë të palakmueshme Amerikën dhe aleatët e saj dhe do të zbulojë detaje të ndjeshme.

Edhe Australia e ka dënuar sjelljen e Wikileaks si “te pamatur”.
XS
SM
MD
LG