Ndërlidhjet

Google hetohet nga një komision i BE-së


Një komision mbikëqyrës i konkurrencës i Bashkimit Evropian do të hulumtojë nëse gjiganti i internetit Google ka abuzuar me pozicionin e tij dominues në tregun e kërkimeve online.

Hetimi formal është bërë i ditur sot dhe pason ankesat nga kompanitë kërkuese rivale se Google i ka vënë në disavantazh ato edhe në rezultatet e rregullta edhe në ato të sponsorizuara duke i listuar lidhjet te faqet tjera më poshtë referencave të shërbimeve të saj, në pëpjekje për t’i larguar ato nga tregu.

Komisioni po ashtu do të hetojë nëse Google ka penguar partnerët komercialë që të vendosin reklamat në websajtet e tyre.

Google ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabueshme dhe tha se do të bashkëpunojë në lidhje me hetimin.
XS
SM
MD
LG