Ndërlidhjet

Vriten nëntë pelegrinë iranianë



Shtatë pelegrinë iranianë janë vrarë në Irak, pas shpërthimit të një bombe. Shpërthimi ndodhi në Bagdad dhe kishte si cak shtëpinë ku po qëndronin për të pushuar pelegrinët iranianë.

Mbi 20 persona raportohen të plagosur.

Nga një sulm tjetër në Irak, drejtuar sërish kundër pelegrinëve iranianë, u vranë dy prej tyre.

Pelegrinët iranianë, që nga rënia e Sadam Huseinit e vizitojnë shpesh Irakun, pasi aty gjenden disa nga vendet e shenjta të myslimanëve shiitë.
XS
SM
MD
LG